U përjashtua 5 ditë nga Kuvendi, Koreshi: Masat qesharake, Sekretariati i Etikës përrallë me mbret

TIRANË – Sekretariati i Etikës pranë Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të dënojë disa deputetë, duke i përjashtuar ata nga parlamenti për disa ditë, pas trazirave në seancat plenare.

Deputeti demokrat Saimir Koreshi, që është përjashtuar 5 ditë, në një lidhje direkt me Skype në rubrikën Opinion në News 24, deklaroi se këto masa janë qesharake.

“Masat për përjashtime janë qesharake. Tashmë jam mësuar, jam bërë përsëritës, sepse dhe më herët jam përjashtuar. Çdo deputet ka të drejtë që të protestojë. Thjesht mua më kapi lapsi.

Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, mund të them se ka dhe nga ata që nuk e duan bashkimin, nuk kemi çfarë t’ju bëjmë”, tha Koreshi.

()

Arena e Lajmit

U përjashtua 5 ditë nga Kuvendi, Koreshi: Masat qesharake, Sekretariati i Etikës përrallë me mbret

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook