Emocione, ritëm, dramë, 2 gola por në fund pati vetëm një fitues. Pas ndeshjes së parë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës të përfunduar pa gola, sfida e sotme në “Elbasan Arena” u mbyll 1-1. 120 përfunduan në barazim, ndërsa nga penalltitë më e saktë u tregua skuadra e Erbim Fagut. Të parët që realizuan ishin durrsakët, në minutën e 28-të. Peposhi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Kozi.
Bardheblutë reaguan dhe ia dolën të vendosin ekuilibrat. Latifi realizoi në minutën e 90-të, për të dërguar kështu ndeshjen në shtesë. 30 minutat nuk prodhuan gol, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Tirana festoi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas ekzekutimit të 11-metërshave. I vetmi që gaboi për kryeqytetasit ishte Jonuzi ndërsa në krahun tjetër Kotobelli dhe Jazxhi.
(J.S/)