Ministri i Financave Ervin Mete ka dalë pak momente më parë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala Mete ndodhej në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve nën cilësinë e personit që ka dijeni.
Raportohet se marrja e tij në pyetje ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.