Video e dhunës midis Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, Policia e Tiranës i përgjigjet pretendimeve të Oborrit Mbretëror

Policia e kryeqytetit reagoi pas akuzave të Oborrit Mbretëror se videot e dhunës midis Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u bënë publik prej tyre. Policia thekson se nuk janë publikuar nga strukturat e policisë.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në reagim.

Arena e Lajmit

Video e dhunës midis Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, Policia e Tiranës i përgjigjet pretendimeve të Oborrit Mbretëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook