‘Syri i Sheganit’, policia nxjerr pamjet: Ja momenti i arrestimit të grabitësve të bankës në Koplik. Brenda shtëpisë së barit në Malësinë e Madhe (VIDEO)

Shkoder

Publikohen pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.

Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik të Malësisë së Madhe. Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia sqaroi se në pranga kanë rënë 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe një është shpallur në kërkim.

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, si dhe prova të tjera materiale që i shërbejnë hetimit për dokumentimin me prova ligjore të grabitjes me armë dhe dhunë të filialit të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.

‘Syri i Sheganit’, policia nxjerr pamjet: Ja momenti i arrestimit të grabitësve të bankës në Koplik. Brenda shtëpisë së barit në Malësinë e Madhe (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook