Gareth Southgate dhe Thomas Frank sot janë opsionet kryesore për të pasuar Ten Hag në pankinën e Manchester United sezonin e ardhshëm. Lajmi u bë i ditur nga ESPN, sipas të cilit “Djajtë e Kuq” janë gati për të hapur një cikël të ri në Old Trafford.
Me pak fjalë, jo më eksperimente, por profile që tashmë e njohin shumë mirë Premier League, ashtu si ai i teknikut të Anglisë apo numrit një të pankinës së Brentfordit.
Klubi, për edicionin e ri do të ketë një drejtor sportiv të ri. Sipas Guardian, drejtuesit e United do të ndërmarrin hapin e parë zyrtar me Crystal Palace për të nënshkruar me Dougie Freedman, skaut i “The Eagles”. Freedman ka një lidhje të fortë me presidentin Steve Parish, por nuk do të ishte kundër një lëvizje drejt Manchesterit. Mbetet ende për t’u parë nëse Palace mund të kërkojë apo jo dëmshpërblim, për prishjen përpara kohe të kontratës me Freedman.
(J.S/)