Gjyqi ndaj Belerit, avokati: Përgjimi telefonik është paraqitur si transkript në gjykatë, Apeli mund të…

Avokati Gentian Rumano, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar procesin gjyqësor që solli dënimin e Fredi Belerit me dy vite burgim.

Ai u shpreh se përgjimi telefonik është një provë që është paraqitur në formën e transkriptit në gjykatë.

Sipas tij nëse gjykata nuk e ka lejuar dëgjimin e përgjimit telefonik kjo do të shqyrtohet nga ana e Gjykatës së Apelit si mangësi.

“Sa i përket setit të provave është bërë një gjykim i zakonshëm. Përgjimi telefonik është provë, është në dosje transkripti. Nëse gjykata nuk e ka lejuar që të dëgjojë përgjimin telefonik nga ana e gjykatës së apelit do të shqyrtohet kjo si mangësi. Në vlerësimin tim kjo varet nga mënyra si është kërkuar në proces”, shpjegoi ai.

Arena e Lajmit

Gjyqi ndaj Belerit, avokati: Përgjimi telefonik është paraqitur si transkript në gjykatë, Apeli mund të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook