Duke komentuar dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se do të ‘zhgënjehej’ nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk do të dënohej.
“Dënimi 2 vjet kur dëgjova dhe thashë janë çmendur fare. Saimir Tahiri u dënua me 2 vite për kanabizimin e Shqipërisë. Mendoj se do dënohej. Do isha “zhgënjyer” nëse nuk do të dënohej sepse do të më binte poshtë teza që kam mbrojtur që kjo është drejtësia e kontrolluar. Dy vite janë shumë, jashtë përmasave. Kemi historinë e Dibrës. Këta kriminelët e Shkodrës dalin me autokoklona. Nuk merren fare.
Shkelen ligjet e shtetit. Janë dhënë lekë nga qeveria kur ka filluar fushata. Nuk merret asnjë masë ndërkohë që ky dënohet me dy vite. Kjo është e qartë që ‘unë kam marrë pushtetin, kontrolloj gjithçka. Kush del kundra dhe më prish punë do ta dënoj’ dhe ky është kërcënim për të gjithë ne”, tha ai.