Vendet që po planifikojnë të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë!

Rusia dhe Kina po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së një reaktori bërthamor në Hënë ndërmjet viteve 2033 dhe 2035.

Kjo do të mundësonte ndërtimin e një vendbanimi hënor sipas drejtorit të agjencisë ruse të hapësirës “Roscosmos” Yuri Borisov. Borisov, një ish-zëvendës ministër i mbrojtjes, deklaron se të dy vendet kanë punuar në zhvillimin e programit hënor për një kohë të gjatë dhe se Moska po kontribuon në energjinë hapësinore bërthamore me ekspertizën e saj.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht projektin e dërgimit dhe instalimit të një reaktori energjetik në sipërfaqen e Hënës së bashku me kolegët tanë kinezë”,-tha Borisov. Aktualisht në Rusi janë aktive 11 termocentrale bërthamore, ndërsa në Kinë 55 reaktorë bërthamorë. Borisov shpjegon se panelet diellore nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar vendbanimet e ardhshme hënore, ndërsa energjia bërthamore mund.

Borisov konfirmon se Rusia po planifikon të ndërtojë një anije kozmike për transportin e mallrave, e cila do të jetë me energji bërthamore. Borisov shpjegon se:Të gjitha çështjet teknike në lidhje me projektin janë zgjidhur, por ne ende nuk kemi një zgjidhje për problemin e ftohjes së reaktorit bërthamor.

 


Arena e Lajmit

Vendet që po planifikojnë të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook