Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë në Delvinë, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para. Shkendije Halili, 58 vjeç është transportuar ne gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për se sipas bluzave të bardha për shkak të gjendjes së saj kritike për jetën do të transportohet me helikopter drejt spitalit te Traumës. Ajo ka frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj. Policia ka nisur hetimet.
()

Arena e Lajmit

Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë në Delvinë, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook