PARIS – Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ishte pjesëmarrëse në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris.
Gjylameti deklaron se në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.
“Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë.
Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim”, shkruan Gjylameti.
Postimi në rrjetet sociale i deputetes të PS, Blerina Gjylameti:
E nderuar të merrja pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris, ku në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.
Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë.
Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.
Ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare, falë një pune të palodhur të Kryeministrit Rama, që e bën kaq të lehtë sigurimin e suksesit të merituar të vendit tonë, punë e cila ka sjellë këtë ndryshim rrënjësor të Shqipërisë në 10 vitet e fundit.
Faleminderit Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrit Igli Hasani, Misionit tonë në Strasburg dhe Ambasadorit Dastid Koreshi për bashkëpunimin dhe koordinimin intensiv me Kuvendin e Shqipërisë gjatë muajve të fundit për të bërë realitet këtë arritje.
Krenare që sot ndaj këtë gëzim, i cili sjell me vete gjithashtu angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton.
(Balkwanweb)