Negociatat për dhënien fund të kaosit në Kuvend, Alibeaj thumbon grupin e Bardhit: Askush s’mund të flasë në emër të PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me një lajm ekskluziv të , ku gazetari Osman Stafa, duke cituar burime të tij, deklaronte se kanë nisur negociata mes mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një normaliteti në jetën parlamentare.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se  Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.

Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës.

Postimi:

Dy sqarime që duhet të dijë publiku për negociatat sekrete apo marrëveshjet okulte të përfolura në media:

  1. PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për Reformën Zgjedhore. Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshje për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërisht. ku opozitës i mohohet dhe e drejta e Vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës. Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore. Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
  2. Asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD.

 

 

 

 

 

Arena e Lajmit

Negociatat për dhënien fund të kaosit në Kuvend, Alibeaj thumbon grupin e Bardhit: Askush s’mund të flasë në emër të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook