Pesë anëtarë të familjes Ndreca në Lezhë jetojnë në varfëri ekstreme, apel për ndihmë në News24

Kalvari i vuajtjeve për Gjyste Ndrecën nuk ka të sosur. 5 anëtare të familjes strehohen prej 30 vitesh ne këtë godine te sajuar si banese në Manati të Lezhës, pasi ndërtimi i saj nuk përfundoi asnjëherë për shkak te pamundësisë ekonomike. Pas vdekjes se 2 djemve ndërroi jetë edhe bashkëshorti një vit me parë duke shtuar barrën e vështirësive për nene Gjysten. Megjithatë zemra e nënës është e madhe. Gjystja mban në banesën e saj të shkatërruar vajzën e divorcuar me tre fëmijët për të cilët i duhet të kujdeset çdo ditë. Ata jetojnë në këtë ngrehinë me mure te akullta pa dyer dhe një çati qe po rrënohet.

Ne banese mungon çdo gjë jetike, ndërsa shume e vështire është sigurimi i bukës së përditshme. Asistenca sociale është i vetmi burim i te ardhurave për anëtaret e familjes. E pafuqishme për te nxjerrë nipërit nga situata e vështire në të cilën po rriten nene Gjystja kërkon ndihme qe edhe ata te kenë një strehe te sigurt e te ngrohte.

Një çati mbi koke është e vetmja kërkese e nënë Gjystes e cila nuk gjen paqe pa iu siguruar nipërve të saj një jetë më të mirë.

Xhevahire Laçi jeton në këtë barakë në periferi të Pukës me 4 fëmijët e saj, burrin invalid dhe vjehrrën e sëmurë. Djali i madh por ende i mitur, vuan nga epilepsia dhe dergjet ne krevat tere kohen, burri saj është invalid dhe nuk flet, vjehrra gjithashtu është e sëmurë dhe e vetme 30 vjeçarja ka vite që përveçse përballet me vuajtjet e familjarëve të pamundur duhet të rrisë dhe të edukojë 3 fëmijët e tjerë. Familja jeton me pensionin qe marrin babë e bir nga invaliditeti. Banesa ku ngrysin e gdhijnë ditët rrezikon shembjen, dhe kur bie shi plastmasi bëhet çatia e tyre.

Xhevahirja ka nevojë për ndihmë. Nuk punon nga frika se në këtë mënyrë shteti i heq pensionet e invaliditetit, por edhe sepse shtëpia dhe familjarët kanë nevojë të vazhdueshme për praninë e saj.
Ndërsa shteti hesht përballë kësaj drame, një person nga Mamurrasi pasi mësoi për rastin udhëtoi nga Mamurrasi në Puke, duke iu çuar disa ndihma ne ushqime dhe një shumë te hollash. Vetë Astrit Zani jeton ne kushte të vështira pasi banesa e tij u dëmtua nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, por kjo nuk e pengoi të ndihmojë familjen Laçi duke dhënë mesazhin se vetëm me solidaritet ndaj njëri-tjetrit mund të përballojmë vështirësitë e jetës.

()

Arena e Lajmit

Pesë anëtarë të familjes Ndreca në Lezhë jetojnë në varfëri ekstreme, apel për ndihmë në News24

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook