A do ketë zgjedhje në Himarë? Rama: Presim vendimin e Apelit. Do ishte mirë që drejtësia mos të…

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, në konferencë për mediat me gazetarët, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Rama tha se për këtë gjë duhet të presim vendimin e Apelit të GJKKO-së, ndërsa shtoi se askush, as brenda vendit dhe as jashtë Shqipërisë nuk duhet që të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.

Edi Rama: Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.

()

Arena e Lajmit

A do ketë zgjedhje në Himarë? Rama: Presim vendimin e Apelit. Do ishte mirë që drejtësia mos të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook