Inter thyen tersin Bologna, pasi në 3 ndeshjet e fundit direkte, kishte humbur 2 prej tyre. Një triumf 0-1 në “D’All Ara”, që afron skuadrën akoma më shumë me titullin kampion.
Trajneri i zikaltërve, Inzaghi kishte preferuar të bënte disa ndryshimenë formacion, të cilat u pasqyruan edhe në fushën e lojës. Skuadra nga Milano hasi vështirësi, me të besuarit e Thiago Mottës që treguan mjaft mirë se kush janë të zotët e shtëpisë.
Bologna provoi me anë të disa individëve dhe me goditje nga distanca për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi portieri Sommer ishte në një natë të mirë. Mysafirët realizuan gol në të 36-të, një krosim fantastik i Bastonit u shfytëzua në maksimum nga Bisseck.
Zirkzee dhe Ferguson ishin një rrezik konstant për Interin, që ishte vendosur në gjysmëfushën e vet. Minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua në minutën e 60-të. Interi kryesues ruajti me fanatizëm rezultatin për të shkuar kështu në +18 pikë ndaj Juventusit ndjekës. Bologna renditet në vendin e katërt.
(J.S/)