EMRAT/ “44-vjeçarja organizoi grabitjen. Njoftoi shokun e saj për…”, zbardhet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro në Greqi, në kërkim dy shqiptarë

Personi kryesor i vjedhjes së një kasaforte me një sasi marramendëse parash nga një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte një 44-vjeçare nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.

Shqiptarja e identifikuar si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pa shqetësuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët janë ende në kërkim.

Në kontrollin e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, u gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan.

Arena e Lajmit

EMRAT/ “44-vjeçarja organizoi grabitjen. Njoftoi shokun e saj për…”, zbardhet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro në Greqi, në kërkim dy shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook