Dy muaj më parë aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Kurt Efe.
Teksa e ka mbajtur shumë private këtë periudhë, aktori është parë këtë fundjavë për herë të parë në publik, në Bodrum. Ai është zhvendosur me partneren dhe djalin e tij në qytetin bregdetar ku janë fotografuar duke marrë rreze në plazh. Në fotot e kapura nga paparaci, partnerja e tij shihet me të voglin në krahë, që deri tani duket se i ngjan aktorit pasi është biond si ai.
“Tani për tani, është biond, por duket se ka hijen e së ëmës”, – shkruajnë mediat turke për vogëlushin. Prindërit e kanë ruajtur vogëlushin Efe nga mediat sociale, por sapo u panë fotot e para, rrjeti nisi diskutimin për ngjashmëritë. ‘Biond, si i ati’ – ishte e thjeshtë për ta dalluar, por Efe është ende i vogël për t’ia zbuluar tiparet.
Çifti i artistëve kanë hapur derën e shtëpisë së pushimit për miqtë e tyre Ozge Ozpirinçci-Burak Yamanturk, dhe futbollistët Mehmet Topal and Gokhan Tore.