“Demokratët e kanë derën e hapur”, Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Po të ikin socialistët

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Shkodra ku ftonte që pjesë e PS-së të ishin edhe demokratët, vjen një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Në rrjetin social X Bardhi shkruan se “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”.

Postimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!
()

Arena e Lajmit

“Demokratët e kanë derën e hapur”, Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Po të ikin socialistët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook