“Shqipëria e mbushur me varre greke e serbe”, banorë të Dukagjinit protestë para bashkisë, kërkojnë bust për hartuesin e Kanunit

Disa banorë të Dukagjinit janë hedhur sot në protestë, para bashkisë Shkodër. Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci lidhur me këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.

()

Arena e Lajmit

“Shqipëria e mbushur me varre greke e serbe”, banorë të Dukagjinit protestë para bashkisë, kërkojnë bust për hartuesin e Kanunit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook