Haland-Siti, zbulohen shifrat e kalimit në Angli. Nga paga e çmendur, te “klauzola Raiola” që lumturon Realin

Mançester Siti ka bërë padyshim një goditje shumë të rëndësishme në merkato, duke siguruar firmën e Erling Haland për t’i dhënë Pep Guardiolës një sulmues i cili do të ketë si mision që të ndihmojë klubin të hedhë hapin e radhës në Ligën e Kampioneve.

haland foden

Një transferim i cili ka shifra të rëndësishme ekonomike, siç kanë zbuluar në Spanjë, ku e përditshmja “AS” ka publikuar detajet e një marrëveshje e cila është negociuar për muaj të tërë, derisa u arrit te firma që u zyrtarizua pak ditë më parë.

Kështu, shifra e transferimit është vetëm 60 milionë euro, ndërsa 30 milionë të tjera, Mançester Siti do t’ia paguajë babait të lojtarit dhe studios së menaxhimit të të ndjerit Mino Raiola, me dy këste nga 15 milionë euro. Një okazion i vërtete në merkato, duke pasur parasysh se vlera e lojtarit përllogaritet rreth 200 milionë euro.

Rroga e tij do të jetë stratosferike. Mançester Siti do t’i paguajë 20 milionë euro neto Haland në sezon, duke e bërë atë futbollistin e katërt më të paguar në botë. Shifra të çmendura, të cilat në fakt ia ofruan edhe klube të tjera të interesuara për të, por Haland zgjodhi anglezët edhe për shkak të projektit sportiv dhe faktit që babai i tij dikur ka luajtur për të njëjtin klub.

Ndërkohë, është konfirmuar edhe prania e klauzolës që kërkonte Mino Raiola dhe që aktivizohet duke filluar nga sezoni i tretë i kontratës së tij pesëvjeçare. Të njëjtën gjë ai e kishte vendosur për lojtarin te Salcburg dhe të Dortmund, duke mos e lënë peng të klubit, por duke i dhënë një rrugëdalje nëse do ta dëshironte. Një klauzolë e cila sipas “AS” nuk është 150 milionë euro siç mendohej, por 200 milionë euro. Një shifër e lartë, por të cilën e marrin në konsideratë disa klube të cilat sigurojnë fitime marramendëse në çdo sezon, duke filluar nga Real Madrid i cili shihet si një nga destinacionet më të mundshme në të ardhmen e lojtarit.

Arena e Lajmit


Haland-Siti, zbulohen shifrat e kalimit në Angli. Nga paga e çmendur, te “klauzola Raiola” që lumturon Realin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook