Dortmund dëshiron të blejë kartonin e Sanchos, dy hipoteza për verdhezinjtë, në tratativa mund të futet sulmuesi

Borussia Dortmund është gati të blejë në mënyrë përfundimtare kartonin e e Jadon Sancho pasi e riktheu atë në Bundesligë në janar duke e marrë në huazim nga Manchester United, një klub me të cilin mesfushori sulmues është i lidhur deri në vitin 2026 dhe për të cilin investoi 73. milionë funte për ta blerë atë nga vetë gjermanët tre sezone më parë.

Sipas asaj që raportohet nga Daily Mail, Gialloronerët kanë në mendje dy opsione për të mbajtur lojtarin në “Signal Iduna Park”. Hipoteza e parë është të kërkojë zgjatjen e huazimit për të gjithë sezonin e ardhshëm me opsion blerjen në verën e vitit 2025. Mundësia tjetër është përfshirja në tratativa e  sulmuesit Donyell Malen, futbollist që ka realizuar 13 gola në 31 paraqitje sezonale. Gjithsesi, përvecc se ofron në pjatë Malen, në këtë rast, Borussia do të duhet të paguajë ende një shumë të caktuar për Sanchon, por pa prishur bilancin.

Rikthimi i lojtarit anglez në United duket shumë i vështirë, veçanërisht në rast të konfirmimit të Erik ten Hag në pankinë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes të dyve, gjë që bëri që trajneri holandez ta kritikonte publikisht atë dhe më pas ta përjashtonte nga ekipi i parë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Dortmund dëshiron të blejë kartonin e Sanchos, dy hipoteza për verdhezinjtë, në tratativa mund të futet sulmuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook