“PS po kryen pazare okulte”, Alibeaj konfirmon negociatat e mazhorancës me Rithemelimin: Tani që letrat janë hapur…

Deklarata e plotë:

Tre ditë më parë i jam drejtuar me një thirrje publike Partisë Socialiste për të sqaruar në interes të publikut një çështje kryesore: a janë duke kërkuar dështimin e reformës zgjedhore? A janë duke kërkuar që çështja e reformës zgjedhore të ikë nga komisioni i reformës zgjedhore ku palët janë të barabarta në kushte barazie dhe të kalojë pastaj në komisionin e ligjeve, ku Partia Socialiste ka shumicën e ku me votat e saj mund të ndërmarrë çfarëdolloj iniciative të njëanshmë, për sa kohë që opozitës i hiqet garancia e vetos. Sot përfitoj nga rasti t’i bëj të njëjtën thirrje: a po kërkon Partia Socialiste të dështojë komisionin e reformës zgjedhore? A po kërkon ta çojë çështjen në komisionin e ligjeve, atje ku ka shumicën dhe nëpërmjet peshkimit të votave opozitare, të mund të ndërmarë iniciativa të njëanshme e ku opozitës i mungon garancia, siguresa e vetme që është vetoja kundër çdo iniciative të njëanshme.

Unë e di, publiku e di në fakt që Partia Socialiste nuk i ka dashur listat e hapura, që nuk e do votën e diasporës, votën e gjysmës së shqiptarëve jashtë territorit. E di që PS nuk e do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore që vota e shqiptarëve në veri a në jug të jetë e barabartë. Sepse do që nëpërmjet këtij sistemi të marrë në mënyrë jo të drejtë më së paku 6-7 mandate në tavolinë. E di që partia socialiste nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Ndaj pyetja që unë kam edhe njëherë për përfaqësuesit e partisë socialiste është: përse nuk i duan listat e hapura, përse nuk duan t’u japin shqiptarëve të drejtën që ata të zgjedhin përfaqësuesit e tyre? Përse duan ta ruajnë me çdo kusht marrëveshjen famëkeqe të 2008-ës? Përse nuk duan që shqiptarët jashtë Shqipërisë të dëbuar nga kjo mazhorancë të mos votojnë? Përse nuk duan që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë? Përse nuk duan që vota e shqiptarëve të votohet dhe të numërohet elektronikisht

Media ka thënë, ka folur që negociata apo pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që Partia Socialiste ta bëjë të ditur këtë gjë. Në komisionin e reformës zgjedhore, Partia Demokratike ka përfaqësuesit e vet. Aty është vendi se ku debatohen të gjitha alternativat dhe të gjitha pozicionet. Ne i kemi çuar prej kaq e kaq muajsh të gjitha opsionet tona, të gjitha alternativat tona, dreftligjin përkatës, për listat e hapura, për Shqipërinë një zonë, për votën e diasporës, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për një sërë garancish të tjera që procesi zgjedhor do të duhet të ketë.

Ndaj, një orë e më parë tashmë ku letrat janë hapur, Partia Socialiste do të duhet ta tregojë, do ta dështojë komisionin e reformës zgjedhore, do të bëjë një marrëveshje okulte, do të bëjë një marrëveshje të njëanshme, do ta çojë çështjen në komisionin e ligjeve, do të bëjë një ligj të njëanshëm sipas orekseve dhe shijeve të saj? Kjo është ajo se çfarë publiku kërkon, zgjedhësit kërkojnë, Shqipëria kërkon. Ndaj është një përgjigje që duhet dhënë një orë e më parë.

Arena e Lajmit

“PS po kryen pazare okulte”, Alibeaj konfirmon negociatat e mazhorancës me Rithemelimin: Tani që letrat janë hapur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook