Kontrolloni Sheqerin në Gjak Duke Ngrënë me Orare të Rregullta

Me përhapjen e sëmundjes së diabetit gjithnjë e më shumë vitet e fundit kujdesi i shtuar është gjithnjë një ide e mirë.

Rritja e nivelit të sheqerit në gjak dhe diabeti vjen në shumë raste si pasojë e abuzimit me ushqimin dhe stilin e jetesës.

Një studim i ri hedh dritë pikërisht mbi ushqimin si çelësin e balancimit të sheqerit në gjak.

Studimi të cili i referohet AgroWeb.org tregon se vaktet e ushqimeve duhet të jenë shumë strikte.

Kjo lidhet me  distancën kohore që ato konsumohen.

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa nga rekomanidmet më të fundit të mjekëve dhe ekspertëve lidhur me këtë sheqtësim.

Studimi

Në studimin e Universitetit të Adelaides në Australi të cilit i referohet AgroWeb.org, morën pjesë përsona nga mosha 30 deri në 70 vjeç.

Këta persona mbi peshë konsumuan vakte në një hapërsirë kohore prej 9 orësh çdo ditë.

Tek të gjithë u vu re se niveli i sheqerit në gjak u ul bashkë më peshën trupore.

Kjo metodë njihet ndryshe edhe si “fasting”.

Ajo ndihmon trupin që me anë të një ore bilogjike gjatë kohës kur ju nuk konsumoni ushqim të djegë kaloritë e mbledhura më parë.

Hani në orar

Mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin është edhe koha se kur i konsumoni këto vakte.

Studime të tjera të shumta kanë treguar se personat që zgjedhin t’a konsumojnë ushqimin e tyre çdo ditë në të njëjtin orar gëzojnë shëndet më të mirë.

Ju mund të zgjidhni të konsumoni ushqimin tuaj të përditëshëm nga ora 9:00 deri në oren 18:00 çdo ditë.

Kërkuesit nga Universiteti i Adelaides në Australi e sugjerojnë këtë metodë si një formë shumë të mirë tretje të ushqimeve.

Sigurohuni t’i konsumoni vaktet tuaja gjatë pjesës së parë të ditës.

Duke respektuar vaktet në mënyrë të shëndetëshme njëra pas tjetrës./AgroWeb.org

Kontrolloni Sheqerin në Gjak Duke Ngrënë me Orare të Rregullta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook