Mauricio Sarri nuk është më trajneri i Lacios, me teknikun italian që ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me Udinezen.
Kjo ishte disfata e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, duke sjellë vendimin e teknikut italian.
Ende nuk ka asnjë detaj nga ky vendim i Sarrit, teksa klubi ka nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Siç bëjnë me dije mediat italiane, emrat më të përfolur janë Tomaso Roki, Miroslav Klose dhe Anxhelo Greguçi.
()