Pochettino mesazh tifozëve: Besoni te ky projekt, skuadra mund te arrijë rezultate të mira

Chelsea mundi 3-2 Newcastle në kampionat, në përballjen e mbajtur të hënën. Trajneri i skuadrës londineze, Mauricio Pochettino u shpreh pas ndeshjes se tifozët duhet të besojnë te ky projekt, me shpresën se rezultatet do të vijnë.

“Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë se jemi në një projekt krejtësisht të ndryshëm. Disa njerëz mund të jenë të hutuar. Ne jemi një Chelsea ndryshe, ne po ndërtojmë diçka ndryshe. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë.

Palmer? Ai ka treguar cilësitë e tij dhe është mirë që e kemi në ekip. Ai është një lojtar që mund ta lidhë lojën. Ai po bën gjëra të mëdha dhe po piqet çdo ditë e më shumë. Mendoj se është mirë, ai erdhi në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ishte shumë e lehtë për të që të përshtatej me ekipin dhe me kërkesat e stafit” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Pochettino mesazh tifozëve: Besoni te ky projekt, skuadra mund te arrijë rezultate të mira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook