TIRANË – Pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.
Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Kuvend. Më tej, në reahim thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit.
Reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë:
Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.
()