FOTO/ I ati feston ditëlindjen, Rita Ora kthehet pas në kohë dhe i bën urimin e veçantë

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiu ditën e sotme feston ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të, atrtistjae uroi të atin me fjalët më të ndjera.

Rita është kthyer paës në kohë duke publikuar një foto me babin e saj kur ka qenë fëmijë, dhe krahas saj ka treguar rëndësinë e të atit në jetën e saj.

Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.

“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues. Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”- ka shkruar Rita.


Kujtojmë që shpesh herë këngëtarja ka treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me nënën e saj, Verën dhe babain, të cilët janë çdo gjë për të.

FOTO/ I ati feston ditëlindjen, Rita Ora kthehet pas në kohë dhe i bën urimin e veçantë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook