Gërryenin shtratin e lumit Vjosa, procedohet penalisht përgjegjësi i punimeve të firmës, sekuestrohen dy mjete

 Vlorë

Procedohet penalisht përgjegjësi i punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.

Sekuestrohen 2 mjete (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Gërryenin shtratin e lumit Vjosa, procedohet penalisht përgjegjësi i punimeve të firmës, sekuestrohen dy mjete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook