Arrestimi i kreut të ARRSH, Tritan Shehu: Banditizmi shtetëror po rritet me hapa galopante

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Në një postim në rrjetet sociale Shehu tha se kjo është një simptomë e qartë e banditizmit shtetëror që po rritet me hapa galoponte.

“Shteti ka rene ne dore te atyre, qe valvitin disa “pacavura” te blera apo te fallsifikuara si diploma”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Banditizimi i shtetit, a mund te ndalet?
E veshtire tashme, me kete “koke permbysje” te shtetit me banditet, vjedhesit, injorantet “lart”!
Degjoj per arrestimin e drejtorit te “rrugeve”, nje detyre tejet e rendesishme kjo, me pergjegjesira qindra miliona E.
Dhe kjo nuk ndodh per ndonje gabim ne detyre, por per vepra mezerabel, te denja per ata, qe vijne nga erresira vetem per te rrembyer per vehte e per ata, qe i emerojne!
Ne nje sens te vendosur ne ato detyra si bandite “kamikaze”!
Nje rast ky i perseritur e i perseritur…duke filluar nga nivelet me te larta!
Nje simptom e qarte kjo e “banditizimit shteteror me rritje galopante”!
Nje fenomen ky qe ne vend qe te shkonte drejt minimizimit, marginizimit, sot ka marre dimensione katastrofale, dimensione qe te bejne disa here pesimist per perballjen.
Sepse shteti ka rene ne dore te atyre, qe valvitin disa “pacavura” te blera apo te fallsifikuara si diploma.
Pa asnje jeteshkrim, dinjitet, pa asnje produktivitet per shoqerine me pare.
Direkt te katapultuar ne nivelet me te larta si…
“Kamikaze” per te rrembyer.
Dhe me tej per tu “sakrifikuar” mbasi kane shlyer haracin e “depozituar” diku miliona, si cmim ky edhe per ate “denim” te pritshem….
Ironi cinike kjo ndaj asaj qe aspirojne shumica e shqiptareve te ndershem, e plot dinjitet, te edukuar, te shkolluar me djersen e tyre, plot dije e aftesi.
Por qe nga “koke permbysja” e shtetit tashme jane ne fund, nen peshen e kercenimin te “banditeve e injoranteve te kollarisur”!
Qe kjo“koke permbysje” te rrutullohet 180 grade per tu rivendosur ku duhet, duhet levizur tashme i gjithe mekanizmi…
Gje qe kerkon forcen levizese te qytetareve!

Arena e Lajmit

Arrestimi i kreut të ARRSH, Tritan Shehu: Banditizmi shtetëror po rritet me hapa galopante

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook