Zbulohet sera e kanabisit në Itali, arrestohen 2 shqiptarë (Detajet)

PAVIA – Në Cascina Cascinazza di Cozzo (Pavia), një komunë në Lomellina, dy shqiptarë kishin përdorur disa dhoma si sera për të organizuar një kultivim kanabisi, i përbërë nga 300 bimë të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes, me peshë totale 720 kilogramë.

Për prodhimin e energjisë (e mbështetur edhe me një sistem të sofistikuar klimatizimi dhe ndriçimi), ata kishin krijuar një lidhje të paligjshme me energjinë elektrike, me tërheqje ditore prej 150 kË energji.

Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 19 vjeç u arrestuan nga karabinierët, pasi ishin përgjegjës për prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

()

Arena e Lajmit

Zbulohet sera e kanabisit në Itali, arrestohen 2 shqiptarë (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook