Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorjan Teliti, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, komentoi arrestimin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Teliti theksoi se Berberi mund të ketë bashkëpunuar me zyrtarë akoma më të lartë në qeveri.
Teliti theksoi se qeveria e Edi Ramës e ka kthyer korrupsionin dhe aferat në normaliet, duke degraduar situatën në vend.
“Prej vitesh kemi dëgjuar afera të mëdha korruptive. Këto janë afera korruptive mes miqsh, që i japin tendera njëri-tjetrit. Nëse zbatohen ligjet dhe aktet normative, nuk ndodhin të tilla fenomene. Berberi mund të ketë bashkëpunuar me zyrtarët më të lartë të qeverisë. Kjo sepse drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është njeri afër qeverisë.
Rrugë mund të bëhet ky lloj korrupsioni, vetëm kur ta lejojnë krerët e qeverisjes. Rrugët tona kushtojnë aq shumë, sa janë shifra marramendëse, nuk janë aspak normale. Kjo qeveri ka bërë rrugë me shpenzime marramendëse. Këtu flitet për “magji”, që me 800 euro bën më tepër se 1 milion euro. Këmbanat e alarmit kanë vite që janë ngritur”, u shpreh Teliti.
()