Nuk ka më dyshime. Domenico Tedesco ka zgjatur kontratën me kombëtaren belge deri në vitin 2026. Trajneri italian, i cili firmosi në shkurt 2023, do të jetë në krye të kësaj përfaqësuesje deri në Kupën e Botës në 2026.
38-vjeçari ka drejtuar skuadrën deri më tani në 10 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.60 pikë për takim. Belgjika synon që të jetë mes protagonistëve në Europian, teksa është në një grup me Rumaninë, Sllovakinë, ndërsa mbetet për t’u mësuar edhe një kundërshtar tjetër.
“Për mua është një privilegj dhe një nder i madh të jem trajner i kombëtares belge. Të gjithë ne në ekipin teknik e shijojmë shumë këtë detyrë. Puna me ekipin, por edhe me të gjithë punonjësit e federatës, është fantastike. Unë përshtatem 100% me këtë kombëtare, për këtë arsye jam shumë i lumtur, po vazhdojmë rrugën që kemi zgjedhur së bashku” – Tha Tedesco.
(J.S/ )