Fotot nga paparazzi/ Evis Kushi i shërben Milva Ekonomit

Jemi mësuar të shohim deputetë e ministra që lëvizin me shoferë. Madje, janë thuajse të zakonshme fotot ku shoferët i hapin dyert e makinave, i mbajnë çantat apo çadrat. Por ky nuk është rasti.

Kjo foto është një moment, ndoshta i veçantë, ku një ministre i shërben një ministreje tjetër. Në foto janë Milva Ekonomi dhe Evis Kushi që veç se kolege janë edhe mike të mira.

Pasi përshkojnë bashkë rrugën deri te makina, Kushi e ndihmon miken e saj, duke i hapur derën për t’u futur në vendin e parë të makinës e më pas sistemohet edhe vetë në sediljen e pasme. Ndonëse shoferi ishte në makinë, dy zonjat kanë vendosur ‘të mbarojnë vetë punë’, duke mos u ndihmuar nga dikush tjetër.

Fotot nga paparazzi/ Evis Kushi i shërben Milva Ekonomit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook