Debuton tani në mars, trajneri i ri i Kosovës zbardh listën e të grumbulluarve

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij. Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Paraprakisht, të hënën, në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda. Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm. Ndërkohë, nuk janë ftuar tre lojtarë të rëndësishëm Ermal Krasniqi, Muhamet Hyseni dhe Qëndrim Zyba.

Lista rezervë: Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.

()

Arena e Lajmit

Debuton tani në mars, trajneri i ri i Kosovës zbardh listën e të grumbulluarve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook