Italia me 10 ekipe në sezonin e ardhshëm të kompeticioneve të UEFA-s? E vështirë, por jo e pamundur…

Formati i ri i kompeticioneve evropiane për sezonin e ri sjell një skenar aktualisht paksa të pabesueshëm për skuadrat italiane, të cilat mund të shkojnë deri në 10 të tilla.

Si mund të ndodhë kjo? Vitin e ardhshëm, duke parë renditjen e klubeve, Serie A me shumë gjasa do të përfaqësohet me 5 ekipe në Champions. Por nëse triumfon Roma ose Atalanta në këtë edicion të Ligës së Evropës, atëherë numri shkon në 6 të tilla.

Sic dihet, dy ekipe do të marrin pjesë në Ligën e Evropës sezonin tjetër, por numri mund të shkojë në 3 nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës. Kështu, numri në total i skuadrave italiane në kompeticionet shkon në 9, plus edhe një skuadër në “Conference League”, bëhen 10 të tilla. Më saktë, gjysma e Serie A dhe kjo e ndez edhe më shumë garën.

()

Arena e Lajmit

Italia me 10 ekipe në sezonin e ardhshëm të kompeticioneve të UEFA-s? E vështirë, por jo e pamundur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook