Gjashtë persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 53-vjeçar me inicialet Z.H., banues në Durrës, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S.K.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. D.
Tiranë-Informacion-
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. H., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. D.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. V., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;
– I. Zh., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– Sh. Z., 46 vjeç, S. H., 53 vjeç, E. F., 43 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Arena e Lajmit