Sezonin e shkuar, Efi ishte një nga konkurrentet që ia doli të shkonte deri në finale. Megjithatë, pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, ish-banorja i ka pasur më të rralla daljet në televizion, duke u dedikuar vetëm te biznesi i saj, duke preferuar që të lërë pas gjithçka ndodhi në “Big Brother”.
efi dhedhes5
Por, duket se këtë vit, ka disa ide të qarta rreth banorëve që janë aktualisht në lojë, si dhe mendimit për t’u rifutur në shtëpi, vetëm se këtë herë jo si konkurrente.
Si ishte për Efin kjo eksperiencë në jetën e saj tani që kthen kokën pas? Cilat janë përjetimet e saj tani që ka kaluar gati një vit?
Normal që ndjej mall se është një gjë që nuk do të ripërsëritet më dhe të them të drejtën, sidomos deri këtë periudhë të paktën, kam kaluar shumë bukur aty brenda. Pastaj ndryshoi gjendja, por deri në këtë periudhë isha shumë e lumtur.
efi dhedhes1
Shumë nga personazhet po shohim që e kanë provuar për të dytën herë. Ndoshta mund të jetë edhe rasti dhe fati i Efit që të futej sërish dhe të jetë banore edhe në edicionet e tjera. Si shprehet ajo për këtë? A do të rifutej sërish në BBV?
Nuk është e njëjta gjë. Varet në çfarë mënyre. Si “special guest” normale, por jo kështu për t’u futur si konkurrente.
Po nëse do t’i kërkohej që të futej si e infiltruar, a do ta bënte?
Po, po. Shumë interesante do të ishte. Do të bëja çfarë të doja. Do të ishte super.
efi dhedhes4
E pyetur se çfarë do t’i thoshte Eglës nëse do ta kishte përballë si lojtare në BBV, Efi u përgjigj kështu:
Është shumë pyetje e vështirë kjo se Egla nuk merr vesh me fjalë. Mund t’ia bëja edhe unë “na-na-na-na” që të flisja edhe unë me mimika edhe me duar.
efi dhedhes3
Ky diskutim në studio vjen për shkak të debateve që Egla ka zhvilluar së fundmi me banorët e shtëpisë ku përmendim këtu të djeshmin me Erjolën dhe atë të sotmin me Riken, ku ky i fundit ngjalli mjaft debat edhe në rrjet. Gjithashtu, në shtëpi ka ardhur edhe një zarf i zi, i cili pritet të jetë një dënim për banoret që janë përfshirë në këto diskutime mjaft ofenduese dhe që kanë kaluar edhe në përleshje fizike. Si i komenton këto Efi? Çfarë mendon ajo se ka zarfi i zi?
Nuk e mendoj fatkeqësisht se mund të ketë një dalje të Eglës, sepse në fund të ditës mund të thonë që ajo provokon dhe ju të tjerët e hani. Ky është problemi dhe më shumë mendoj se do të jetë më shumë problem për Riken sesa për Eglën, sepse Egla me sa pashë nuk pati një reagim…
Ose të dyja, ose Rikja është më e rrezikuar. Vetëm Egla, jo absolutisht. Fatkeqësisht në raste të tilla thonë që ti provokohesh, por ti duhet të mbash nervat se duhet të durosh. Pavarësisht se mendoj se Egla duhet të largohet nga aty brenda, por që ky është thjesht mendimi im.