Besëlidhja Basket koleksionon fitoren e 16 radhazi në kampionat, Presidenti Ylli Ujka: Faleminderit trajnerit dhe lojtarëve



Skuadra e basketbollit Basket vijon të koleksionojë një tjetër fitore në kampionat, atë përballë Vllaznisë, duke mbajtur e sigurt vendin e parë.

Skuadra lezhjane ka arritur edhe fitoren e 16 radhazi nën drejtimin e trajnerit Afrim Bilali që këtë vit ka bërë një skuadër të konsoliduar në të gjitha repartet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti i Besëlidhja Eagles Basket, Ylli Ujka ka falenderuar lojtarët dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen.

“Me krenari shënojmë 16 fitore radhazi për skuadrën tonë të Besëlidhja Eagles Basket! Faleminderit trajnerit tonë, Afrim Bilali dhe të gjithë lojtarëve për përpjekjen dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm!
Po ashtu, një falenderim i veçantë për Bashkinë Lezhë për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të pakursyer”, shkruan Presidenti Ujka.

Arena e Lajmit

Besëlidhja Basket koleksionon fitoren e 16 radhazi në kampionat, Presidenti Ylli Ujka: Faleminderit trajnerit dhe lojtarëve



Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook