VIDEO/ Barazim në Milano, Napoli shmang humbjen me Interin kryesues

Napoli ka shmangur disfatën në “San Siro”, teksa ka barazuar 1-1 me Interin. Portieri i kampionëve të Italisë u shfaq protagonist në minutën e 13-të. Meret i mohoi golin Darmianit, më pas Lautaros, përpara se Barella të katranoste gjithccka.

Zikaltërit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë. Një top tokazi i Bastonit rezultoi si një penallti në lëvizje për Darmian, i cili me të majtën ia doli të realizojë.

Dimarco vendosi  në provë Meret në fillimin e pjesës së dytë, e menjëhershme ishtë përgjigja e “gardianit”. Ekipi i Inzaghit flirtoi me golin e dytë, Jesus devijoi një top të Barellas që ishte nisur për të shkuar drejt portës. Ishte pikërisht Juan Jesus që vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të, duke ndezur festën te tifozeria mike. Ky barazim nuk prish punë te Interi kryesues, pasi diferenca me Milanin ndjekës është 14 pikë. Napoli renditet në vendin e shtatë.

(VIDEO)

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Barazim në Milano, Napoli shmang humbjen me Interin kryesues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook