5 fitore radhazi mes Serie A dhe Europa League janë shifra që tregojnë momentin e mirë që po kalon Milan. Kuqezinjtë e Piolit janë rikthyer fuqishëm, po përforcojnë pozitat e tyre në vendin e dytë në Serie A. “Djalli” doli me tre pikë nga transferta përballë Verona-s pas suksesit 3-1.
Theo Hernandez në fundin e pjesës së parë, me një aksion personal kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte Pulisic që ndoqi mirë aksionin duke shënuar golin e dytë për Milan. Amerikani vërtetoi edhe një herë se është ai lojtari i momentit. Verona u rikthye në lojë në minutën e 64-të duke ngushtuar shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pa mund t’i prish festën kuqezinjve, pasi në minutën e 79-të, Chukwueze realizoi golin e tretë për Milan. Shijon këtë trepikësh, por mbi të gjitha këtë periudhë pozitive, edhe Stefano Pioli:
“Ky sezon mund të në jap ende shumë, është në dorën tonë të jemi gati për fundin e sezonit, mes Europa League dhe Serie A ne dëshirojmë të bëjmë maksimumin në çdo rast”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Roma. Ekipi i Daniele De Rossit mposhti Sassuolon me rezultatin minimal 1-0, vendosi super goli i shënuar nga kapiteni Pellegrini. Pas javës së 29-të, Roma renditet në vendin e 5-të në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se Bologna e vendit të katërt:
“Është thelbësore t’i fitojmë të gjithë ndeshjet, jemi të vetëdijshëm për këtë. Përpara po bëjmë mirë, po ecim fort, e vetmja mënyrë është t’i fitojmë ndeshjet me çdo kusht, edhe kur nuk jemi aq brilant”, u shpreh De Rossi pas ndeshjes.
()