Kontrolle intensive nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla.
Si rezultat i kontrolleve u evidentuan 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë, dhe u ndëshkuan administrativisht, nga Policia Bashkiake, shtetasit përgjegjës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, nga Policia Bashkiake, 4 shtetas, të cilët shitnin produkte ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë.