“Humbëm garancinë e vetos”, Alibeaj: E sakrifikuara e madhe e marrëveshjes okulte mazhorancë-opozitë, Reforma Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se e sakfrikuara më e madhe nga marrëveshja sipas tij, okulte, mes mazhorancës dhe opozitës është Reforma Zgjedhore.

Alibeaj: Çdokush kërkon të dijë çfarë u fitua në 5 muaj betejë të rreme.
Së pari bilanci bëhet duke iu drejtuar jetës parlamentare. Nga marrëveshja okulte kemi marrë 1 ose 2 komisione hetimore interesi publik i së cili nuk është ai që pritet.
Komisionet bëhen nga një ligj i përcaktuar nga Rama
E sakrifikuara më e madhe është Reforma Zgjedhore.
Për opozitën kjo ka një kosto të madhe. Opozita ka humbur garancinë e saj më të madhe, e drejta e votës për t’i vënë mazhorancës kufi që të mos kalojë ligje të rëndësishme duke peshkuar elektronë të lirë.

PS e dështoi Reformën Zgjedhore dhe kjo ka bilanc të hidhur për publikun.

Arena e Lajmit

“Humbëm garancinë e vetos”, Alibeaj: E sakrifikuara e madhe e marrëveshjes okulte mazhorancë-opozitë, Reforma Zgjedhore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook