SPAK nisi sot hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për ‘News 24’ se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se kur subjektet e hetimit janë zyrtarë të lartë apo ish- zyrtarë, SPAK zhvillon edhe hetim pasuror.
Hetimi pasuror shtrihet jo vetëm në subjektet nën hetim, por edhe personat e bashkëlidhur me të.
Çdo rritje e pasurisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, pas marrjes së detyrës, është objekt i këtij hetimi.
Hetimi shtrihet në transaksione apo pasuri të paluajtshëm prej tij ose personave të bashkëlidhur me të.
Që nga korriku 2023 Klosi dhe vartësit e tij janë vëzhguar dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme.
Vartësve të tij i janë sekuestruar edhe aparatet celularë.