Investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri, Bedini: Na janë ofruar dy projekte në Vlorë, sipërmarrësit vendas nuk i marrin dot përsipër

Sipërmarrësi Vasil Bedini, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në Neës24 ka folur rreth investimit që pritet të bëhet në ishullin e Sazanit nga Jared Kushner.

Sipas tij vendi ka kaluar ditët e këqija dhe ka arritur ditët e mira duke arritur të tërheqë investitorë të huaj, të cilët kanë interes për vendin.

Ai u shpreh se ka marrë pjesë në disa takime edhe me kryeministrin Rama për dy projekte në Vlorë, të cilat sipas tij u janë ofruar investitorëve vendas, por ata nuk kanë qenë të gatshëm për t’i marrë përsipër.

“Deri para pak vitesh vendi ynë quhej vend trafikantësh dhe ku nuk ka asgjë. Ne kemi luftuar dhe kemi arritur në këtë ditë që investitorë të huaj kanë interes për këtë vend. Kemi kaluar ditët e këqija dhe kemi arritur ditët e mira. Unë kam qenë prezent në shumë takime edhe me kryeministrin për dy projekte të Vlorës, Vlora Marina dhe projekti i aeroportit dhe na është ofruar si investitorë të këtij qyteti t’i bëjmë këto projekte dhe kemi ulur kokën në tavolinë sepse nuk kemi qenë të gatshëm t’i bëjmë sepse nuk kemi pasur mundësi t’i marrim përsipër”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri, Bedini: Na janë ofruar dy projekte në Vlorë, sipërmarrësit vendas nuk i marrin dot përsipër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook