Bayern gati të heqë dorë nga Kimmich, disa skuadra në garë, nevojitet oferta e duhur

Bayern Munich është gati të lërë Joshua Kimmich të largohet në verë për një ofertë që konsiderohet e kënaqshme. Ky është lajmi i bërë publik nga Sky Deutschland, ku shpjegohej se mesfushori është në vëzhgimin e tre klubeve të mëdhenj të Premier League si Arsenali, Liverpool dhe Manchester City, por në verë skuadra të tjera mund të futen në garë.

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Real Madridin në Spanjë, klube të cilat po studiojnë një ofertë për lojtarin, ndërsa rrugët që të çojnë në Manchester United dhe Chelsea në Angli apo Paris Saint-Germain në Francë, nuk duken të jenë opsione reale.

Kimmich ka një kontratë që skadon në vitin 2025 me klubin bavarez, por për momentin nuk ka negociata konkrete për rinovimin dhe kjo mund ta shtyjë klubin të përshpejtojë lamtumirën e tij verën e ardhshme për të shmangur largimin me kosto zero.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Bayern gati të heqë dorë nga Kimmich, disa skuadra në garë, nevojitet oferta e duhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook