Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK nisi hetimet pas kallëzimeve të PD-së në drejtim të tij.
Në lidhje me këto zhvillime, analisti Genc Burimi, i ftuar në Çështja e ditës nga Klevis Muka në News 24 deklaroi se Ceno Klosi duhet të japë dorëheqjen. Burimi, duke iu referuar ligjit francez, u shpreh se më së paku, ndaj Ceno Klosit duhet të merren masa disiplinore.
“Ceno Klosi nuk mund të jetë më në krye të Tatimeve, sepse ndodhet në hetim. Ceno Klosi më 2022 hoqi nga puna drejtoreshën e asaj kohe, që kishte shumë kohë në atë institucion. E vetmja arsye ishte se kjo zonjë mundi të hapte kontrolle në institucion, që nuk i pëlqyen Ceno Klosit. Më bëhet qejfi që SPAK ka ka hapur hetim.
Patjetër që Ceno Klosi duhet të japë dorëheqjen, por se besoj se mbrohet nga qeveria. Prsh nëse Edi Rama do të thirrej në SPAK, ai nuk mund të ishte më kryeministër, sepse mund të ndikonte. Ilir Meta u largua nga posti i kryeministrit kur ndaj tij pati akuza. Kështu duhet të veprojë edhe Ceno Klosi. Të merren masa disiplinore ndaj Ceno Klosit”, u shpreh Burimi.
(Arena e Lajmit)