Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve u dënua me një vit,  pastruesja që ia ruante me 7 vite

Në fjalimin e përnatshëm përpara mbështetësve nga dritarja e shtëpisë së tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal tek dënimi i Alda Klosit gjatë ditës së sotme, duke theksuar se ajo që vodhi paratë e shqiptarëve u dënua me 1 vit burg, ndërsa pastruesja me 7 vite burg.

“Miqtë e mi, ky regjim është alarm për çdo shqiptar. Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi. Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re. E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite. Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit. A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot. A mund të vazhdohet? Asnjë ditë. Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim. Presin fitoren e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Ish-kryeministri  ka përsëritur thirrjen e tij për krijimin e një qeverie teknike në vend në mënyrë që të sigurohet vota e lirë e qytetarëve. Sipas tij me kryeministrin Edi Rama në pushtet nuk mund të ketë votë të lirë.

“Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë. Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë. Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale. Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin. Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre. Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë. Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime. Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.
Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri. Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi. Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë. Të votojmë si qytetarë europianë. Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë. Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve u dënua me një vit,  pastruesja që ia ruante me 7 vite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook