Një aksident është shënuar në Tiranë, më konkretisht te “Pallati me shigjeta”.
Raportohet se makina me drejtues shtetasin E. C., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit