“Fushë Kruja nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale”, ish-prokurorja komenton vrasjen e Gentian Bejtjas: Dy vështirësitë që kanë hetuesit për të zbardhur atentatin  

Duke komentuar atentatin ndaj Gentian Bejtjas të premten e shkuar në Fushë Krujë, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ftuar në “Open” në News 24, tha se krimi dëshmon edhe një herë se zona mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale.

“Duke pasur parasysh personazhin në fjalë, i bie që edhe ky vetë ka pasur mundësi të dijë fatin e këtyre pasojave nga ngjarjet e ndodhura ndër vite. Jo vetëm ka një përplasje për grupe kriminale, është zona në të cilën ka ndodhur ngjarja, që dëshmon se një zonë e tillë mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale dhe kur ata duan dhe tentojnë të realizojnë një ngjarje kriminale arrijnë ta bëjnë atë.

Sa të vështirë do të ketë grupi hetimor për të hetuar ngjarjen, lidhet me vështirësinë për mënyrën se si ka ndodhur dhe vështirësinë e profilit që përfaqëson viktima. A mundet grupi hetimor të përcaktojë se cili është grupi kriminal që i ndjeri i përkiste. Nëse do të kishim një siguri se me cilin grup kriminal ka qenë në veprim do të orientoheshim në ngjarjet e ndodhura dhe do t’i lidhnim me njëra-tjetrën”, tha ish-Prokurorja Imeraj.

 

Arena e Lajmit

“Fushë Kruja nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale”, ish-prokurorja komenton vrasjen e Gentian Bejtjas: Dy vështirësitë që kanë hetuesit për të zbardhur atentatin  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook