Drogë nga SHBA drejt Tiranës me postë, 1 në pranga, 1 në kërkim

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se trafikonte kanabis nga SHBA përmes shërbimit postar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet I. S., banues në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi me inicialet F. L., 21 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Atlanta”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Atlanta”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç. Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Drogë nga SHBA drejt Tiranës me postë, 1 në pranga, 1 në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook